Në kërkim për trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut

Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar në Berat.

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, u dënua në prill me 8 vjet heqje lirie për trafik narkotikësh.

Ai u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

Gjyqtarja dënon të pandehurit Sokol Bode me 12 vjet heqje lirie, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar u vendos dënimi përfundimtar me 8 vjet burg./euronews.al