Në Gllogjan, janë nderuar sot tre heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj. Ata ranë më 6 qershor të vitit 1999, vetëm pak ditë para çlirimit të Kosovës.
Daut Haradinaj me bashkëluftëtarë ka kujtuar ushtarët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” që ai e udhëhiqte.
Postimi i Daut Haradinaj:
Më 6 qershor 1999, pak ditë para çlirimit, ishte beteja e fundit e Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla. Atë ditë ranë shokët e mi, Shpend Malaj dhe Burim Mustafaj, dytë luftëtarë të zotë, sypatrembur e të palodhshëm, që edhe në momentet më të vështira nuk e ulën kurrë moralin.
Po atë ditë, ra heroikisht edhe dëshmori Jeton Dedushaj, ndërsa kjo datë shënon gjithashtu 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të shquar të Brigadës sonë, Zeqir Nimonaj, një njeri me zemër të madhe dhe përkushtim të palëkundur për atdheun. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet, ata vazhdojnë të mbesin të gjallë në kujtesën time.
Flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë.
Lavdi e përjetshme!






