Shakira

Në gjendje të rënduar, Shakira shfaqet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Pique

Nuk ka qenë aspak një periudhë e lumtur kjo për Shakirën, të paktën sa i përket jetës personale, teksa martesës së saj me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, i ka ardhur fundi.

Që prej kohës kur lajmi i ndarjes së tyre u bë publik, këngëtarja e njohur nuk kishte bërë asnjë dalje publike, deri më tani.

Artistja e hitit “Hips don’t lie” është fotografuar teksa udhëtonte për në shtëpinë e saj në Barcelonë, ndërsa gjendja e saj nuk duket edhe aq e mirë, madje deri diku e rënduar.

Ndoshta për shkak të mënyrës si po e përjeton ndarjen nga futbollisti spanjoll, ndoshta për shkak edhe të rrethanave si janë shkrepur fotot, pasi gjëja e fundit që ka dashur në rrugën e saj janë fotografët, këtë nuk mund ta themi dot, megjithatë e sigurtë është se Shakira nuk është në atë formën që jemi mësuar gjithnjë ta shohim.

Këngëtarja latine dhe Pique konfirmuan fundin e martesës së tyre 11-vjeçare muajin e kaluar, nga e cila kanë edhe dy djem Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë.

Arsyeja e ndarjes së tyre u përfol që ishte një tradhëti e futbollistit, por kjo nuk është konfirmuar nga asnjëra prej palëve, ndërsa Pique është fotografuar me një grua misterioze në një festë në Stokholm ditët e fundit.