Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës aktualisht janë të hospitalizuar 49 pacientë me coronavirus.

Në raportin 24 orësh të Spitalit, bëhet e ditur se 33 nga këta pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 4 janë në pritje të rezultateve.

Gjendja shëndetësore e pacientëve me COVID-19 është si vijon: 30 pacientë me oksigjenoterapi, 1 pacient në CPAP maskë dhe 1 pacient në respirator.

Po ashtu në këtë spital janë konfirmuar si raste pozitive me virusin corona edhe 6 mjekë, 15 infermiere dhe 3 pjesëtarë të stafit mbështetës.

Ky është njoftimi i plotë:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 16.08.20 ora 10 është:

49 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
•33 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIV
•7 pacientë negativ
•4 pacientë presin rezultatet
•5 pacientë do të testohen
•30 pacientë me oksigjeno terapi,
•1 pacientë është në CPAP maske
•1 pacientë është në respiratorë
Covid pozitiv aktiv janë: 6 mjekë,15 infermiere dhe 3 stafe mbështesë

mbajemasken
mbajedistancen
higjenpersonale