Franca ka regjistruar 7379 raste të reja me koronavirus të premten, që është shifër rekorde pas izolimit dhe që i afrohet pikut të 31 marsit, kur ishin regjistruar 7578 raste.
Me shifrat e reja, numri total i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Francë ka arritur në 267 mijë e 77.
Të premten, Ministria e Shëndetësisë e Francës ka njoftuar për 20 viktima nga COVID-19, duke çuar në total numrin e të vdekurve nga koronavirusi në 30 mijë e 596.







