çifti

“Në fillim thonim – Jo se nuk është Covidi” U infektuan të dy, Ermali dhe Ami rrëfejnë betejën me virusin

Një ndër çiftet më të dashur publikun, janë padyshim Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi.

Dyshja ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në prorgamin “Dua të të bëj të lumtur”, ku iu përgjigjën mjaft pyetjeve nga moderatorja Arbana Osmani.

Gjatë intervistës me moderatoren Arbana Osmani, dyshja rrëfyen betejën me Koronavirusin.

“Në fillim thonim “Jo se nuk është Covidi”, por doli që ishte. Megjithatë e kaluam lehtë”, treguan çifti.

Ndër të tjera, Ami dhe Ermali folën dhe për historinë e tyre të bukur të dashurisë. Ami tha se 10 vitet e tyre si të martuar kanë qenë shumë intensivë për ta, por shumë të lumtura

Kujtojmë se dje, Amarda ka festuar 39-vjetorin e saj. Ajo e nisi ditën dje mjaft bukur pasi është surprizuar nga stafi i saj dhe dhuratat që i kanë bërë ata.

Në këtë ditë kaq të veçantë për Amin, nuk kishte si të mungonte urimi i aktorit të njohur të humorit dhe njëkohësisht bashkëshortit të saj, Ermal Mamaqit.

Ai ka publikuar në Instagram një video me moderatoren ku duken shumë të lumtur bashkë teksa festojë ditëlindjen e moderatores. Këtë video ai e ka shoqëruar me dedikimin më të bukur që dikush mund t’i bëjë njeriut të zemrës.

“Njeriu i vetëm që i lejoj të më kontrollojë humorin, lumturinë, jetën…
Gëzuar dashuri. Sa më shumë rritesh ti, aq më shumë kuptoj që do bëhem një plak mistrec, që do më fshehësh librat, purot dhe konjakun se do të duash të shohim filma bashkë”, ka shkruar Ermali.