Jeffrey Epstein

Në dokumentet e gjykatës pretendohet se janë bërë video seksuale të Princit Andrew, Bill Clinton dhe Sir Richard Branson nga Jeffrey Epstein

Jeffrey Epstein dyshohet se ka bërë “video seksuale” të Princit Andrews, ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe miliarderit Sir Richard Branson, sipas dokumenteve te fundit të gjykatës për pedofilin miliarder.

Pretendimet e lartpërmendura janë bërë nga Sarah Ransome, e cila thotë se ishte viktimë e Epstein, shkruan Sky News.

Andrew mohoi kategorikisht çdo keqbërje. E zëdhënësja e kompanisë Virgin Group foli në emër të Branson.

“Në një raport të New Yorker të publikuar në vitin 2019, Ransome pranoi se “krijoi” kasetat. Ne mund të konfirmojmë se pretendimet e Sarah Ransome janë të pabaza”, u tha nga Virgin Group.

Përfaqësuesit e ish-presidentit amerikan nuk deshën të komentojnë akuzat.

Ransome pretendoi në fragmentet e emailit se një tjetër ish-president i SHBA, Donald Trump, kishte marrëdhënie seksuale me “shumë vajza”.

“E di që shoqja ime ka pasur marrëdhënie të rregullta seksuale me Trump në rezidencën e Jeffrey-t në Nju Jork”, shkroi ajo.

Princi Andrew është tërhequr nga jeta publike dhe nuk përdor më titullin Lartësinë e tij Mbretërore, pas polemikave rreth miqësisë së tij me Epstein.

Ai pagoi miliona funte për të zgjidhur një padi me Virginia Giuffre, e cila e akuzoi atë për sulm seksual ndaj saj kur ajo ishte 17 vjeçe.

VIDEO BONUS: Brezovica nën petkun e bardhë të borës