“Në djall e shkuara, të ecim përpara” Basha: Mos u dorëzoni përpara Trekëndëshit të Bermudeve

Lulzim Basha i quajti “dinozaurët e tranzicionit” Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën dhe nga Fieri kërkoi sërish vettingun e politikanëve për largimin përfundimtar të tyre nga jeta politike.

Kreu i opozitës kërkoi hapjen e një faqe të re të pluralizmit në Shqipëri, duke lënë pas të shkuarën, shkruan A2.

“Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të Trekëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta. Në djall të shkojë e shkuara pasi shqiptarët do të ecin para”, shtoi Basha.