Në Kosovë sot shënohet dita e 20 vjetori i veterantëve të UÇK-së.
Për nder të kësaj dite njëri ndër figurat e njohura të UÇK-së, Daut Haradinaj ka uruar veteranët për këtë ditë të cilën ai e ka quajtur të veçantë.
Haradinaj është shprehur optimist sepse Kosova i ka themelet e forta nga sakrifica e brezave të tërë, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Kosova ka të ardhme se i ka themelet e forta, e ka sakrificën e brezave të tërë që u flijuan për liri. Kosova ka të ardhme se e ka orientimin e saktë perëndimor”, ka shkruar ndër tjerash Daut Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot shënohet 20 vjetori i veteranëve të UÇK-së dhe ky fundvit përmbyllet edhe me 1 vjetorin e ushtrisë sonë.
Kushdo dhe kurdo që kontribuoi në lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, meriton dhe do ta ketë respektin e përjetshëm timin dhe brezave që do vinë.
Kosova ka të ardhme se i ka themelet e forta, e ka sakrificën e brezave të tërë që u flijuan për liri.
Kosova ka të ardhme se e ka orientimin e saktë perëndimor.
Bashkëluftëtarë e miq, urime kjo ditë e veçantë.
DH







