Deçan

Në Deçan mbahet aktivitet me biçikleta për të promovuar shtegun për çiklizëm, “Shtegu i Gurtë”

Drejtori i Ekonomisë dhe Zhvillimit në Deçan, Isuf Demhasaj, ka njoftuar për një aktivitet me biçikleta, për të promovuar shtegun për çiklizëm “Shtegu i Gurtë”.

Sipas tij, ky aktivitet filloi nga Qendra Informuese – Visit Deçani, duke përshkuar gjithë qytetin dhe si pikësynim kishte pjesën e antikitetit të Kullave në Dranoc; pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënësit e Shkollës së Mesme “Tafil Kasumaj”.

Postimi i plotë:

Sot një aktivitet me biçikleta duke e promovuar shtegun tashmë ekzistues për çiklizëm i quajtur “Shtegu i Gurtë”, i cili u konsolidua nga stafi i Visit Deçani; një shteg i cili përthekon natyrën dhe kulturën e qytetit, një shteg i bukur dhe lehtë i qasshëm.

Ky aktivitet filloi nga Qendra Informuese – Visit Deçani, duke përshkuar gjithë qytetin dhe si pikësynim kishte pjesën e antikitetit të Kullave në Dranoc; pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënësit e Shkollës së Mesme “Tafil Kasumaj”.

“Shtegu i Gurtë” ❤️

Deçani, një destinacion i shkëlqyrer kulturor! 🇽🇰

Deçani, një destinacion i shkëlqyer i natyrës! 🇽🇰