Gjakovë

Në ‘Comodita Home’ të bëjnë për spital nëse nuk punoni shpejt: Menaxheri e rrahu dhe ia theu dorën punëtorit

18-vjeçari me inicialet B.P. dyshohet se është sulmuar fizikisht nga menaxheri i tij në vendin e punës me arsyetimin se punëtori nuk është duke punuar me shpejtësinë e duhur.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, duke theksuar se punëtori në fjalë  ka paraqitur rastin në polici, ku theksohet se ka pësuar lëndime trupore ku më pas është hospitalizuar në repartin e ortopedisë.

“Me datë 12.01.2022 rreth orës 19:00 në Rr. “Gjergj Sokoli” -Gjakovë, është arrestuar i dyshuari pas një mosmarrëveshje në vend punim me viktimën fillimisht janë ofenduar verbalisht në mes vete, më pastaj i dyshuari e godet me grusht viktimën në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore, po ashtu gjatë përleshjes viktima dhe i dyshuari janë rrëzuar në tokë ku viktima ka pësuar lëndime në dorë me ç’rast, si pasojë e lëndimeve është hospitalizuar në repartin e ortopedisë. Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit i dyshuari mbahet në ndalim policor për 48 orë”, tha Gjurkaj.

Burime të Periskopit tregojnë se bëhet fjalë se rrahja kishte ndodhur mbrëmë [e mërkurë] rreth orës 19:00, brenda kompanisë ‘Comodita Home’, ku sipas këtij burimi, menaxheri Musa Hoxhosaj, e ka goditur me grusht në kokë viktimën B.P.[punëtor], vetëm sepse nuk ka punuar më shpejt në vendin e punës.

Në redaksinë e Periskopit ka arritur fotoja ku shihet pala e dëmtuar duke u trajtuar në repartin e ortopedisë në spitalin e Gjakovës.

Fotoja e punëtorit, që u rrah nga menaxheri i tij:

Ky është menaxheri (Musa Hoxhosaj) që dyshohet se rrahu punëtorin e tij në vendin e punës

Ky nuk është rasti i vetëm i dhunës fizike në vendin e punës ku raporton Policia e Kosovës, madje, raste të tilla nuk janë as të rralla.