Në Bujanoc nuk respektohet dygjuhësia, ankohet Lutfiu

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, ka thënë se tabela zyrtare e stacionit policor në Bujanoc është e shënuar vetëm në gjuhën serbe, duke mos respektuar dygjuhësinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka kërkuar që të vendoset edhe mbishkrim në gjuhën shqipe dhe të respektohet dygjuhësia, ashtu siç e parasheh ligji, raporton Klan Kosova.

“Për këtë i dërgova shkresë zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht të stacionit policor në Bujanoc, ku kërkova që të vendoset edhe mbishkrim në gjuhën shqipe dhe të respektohet dygjuhësia, ashtu siç e parasheh ligji”, ka thënë Lutfiu.