Në Budva fillon konferenca ndërkombëtare e herbrenjve ‘Mahar’, pjesëmarrës edhe Bet Israel Kosova

Përfaqësuesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova, Qendrim Shkodra po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të hebrenjve të Evropës ‘Mahar’ 2019 e cila po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Kjo konferencë ka filluar nga data 31 Tetor dhe do të vazhdoj deri më 4 Nëntor, 2019.

Në këtë konferencë do të shtjellohën tema të ndryshme, si antisemitizmi, zhvillimet politike në Lindje të Mesme, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë në mes të Izraelit dhe Evropës si dhe bashkëpunimi kulturor.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë komunitetet hebreje nga e gjithë Evropa, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit, por gjithashtu edhe musafir folës nga Izraeli si dhe Amerika.

Përfaqesuesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova z.Shkodra theksoi rëndësinë e pjesëmarrjës në këtë konferencë, mundësinë e krijimit të relacioneve të reja me komunitetet hebreje Evropiane si dhe mundësinë e bashkëpunimit me këto komunitete, sidomos në fushën e kulturës dhe edukimit.

loading…