Në Bruksel për herë të parë zyrtarisht përmendet korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi

Në komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentin Evropian ështëe miratuar draft rezoluta për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt reformave të BE-së.

Draft rezolutës për Serbinë i janë shtuar edhe dy amandamente në të cilat theksohet se “secila marrëveshja për rivizatimin e kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të jetë e pranueshme vetëm nëse për të pajtohen të dyja palët dhe nëse ajo marrëveshje llogarit për stabilitetin e përgjithshëm të rajonit dhe është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Këtë draft rezolutë do të duhej ta miratonte Parlamenti Evropian në seancë plenare, shkruan ballkani.info.

“Serbia dhe rajoni po përparjonë mirë drejt Bashkimit Evropian dhe është e rëndësishme që të vazhdojnë reformat në sistemin e drejtësisë dhe të ketë raporte të mira fqinjësore”, ka thënë në Bruksel, raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McCallister.

Në draft theksohet se dialogu i nisur me ndërmjetësimin e BE është kornizë themeltare për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se i jep mbështetje “vetëm marrëveshjes që mundëson normalizimin e marrëdhenieve të dyja palëve. /Ballkani.info/