Vrasje

Në Beograd vritet vëllau i ministrit të Bosnjë dhe Hercegovinës

Vëllai i Vojin Mijatoviqit, nënkryetar i Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ministër federal, është vrarë të dielën në  Beograd.

Lajmi është raportuar nga  portali “Dnevni avaz”, duke iu referuar burimeve.

Sipas informacioneve të tyre, ai ka tentuar ta mbrojë djalin e tij të mitur nga një grup huliganësh, të cilët, sipas raportimeve, më pas kanë sulmuar vëllain e Mijatoviqit dhe e kanë therur me thikë.

Një version tjetër i historisë është se vëllai i Mijatoviqit u përpoq të mbronte një fëmijë të lagjes nga huliganët.

Hetimi është në vazhdim dhe ministri Mijatoviq është nisur për në Beograd.