Në Beograd mbahet protestë me motot “Kurrë në NATO”, “Stop NATO fashizmit” (FOTO)

Në Beograd është mbajtur protestë anti-NATO në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve ndaj caqeve të forcave kriminele serbe.

Në këtë tubim është thënë se Serbia nuk e ka vendin në këtë organizatë dhe se nuk duhet harruar çfarë i ka ndodhur Serbisë 20 vjet më parë.

Protesta është organizuar nga lëvizja “Jetoj për Serbinë, iniciativë e “Nuk ka dorëzim të Kosovës” dhe organizatës së veteranëve dhe luftetarëve të Koshares dhe Pashtrikut, transmeton Ballkani.info.

Pjesëmarrësit e protestës kanë shëtitur nga ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë e deri tek Ambasada e Rusisë.

Ata kanë borohorit “Kosova është zemra e Serbisë” dhe kanë mbajtur flamuj të Serbisë dhe Rusisë. Po ashtu aty ka pasur foto edhe të kriminelit serb, Ratko Mlladiq.

Po ashtu janë parë edhe transparentë ku shkruante “Kurrë në NATO”, “NATO, largohu nga këtu”, “Stop NATO fashizmit”…

NATO-ja e bombardoi Serbinë për të ndalur gjenocidin në Kosovë të kryer nga shteti serb në krye me ish diktatorin Sllobodan Millosheviq. /Ballkani.info/