Sot në fshatin Baballoq të Deçanit u shënua 27 vjetori i fillimit të luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.

Këtë përvjetor të Betejës së Baballoqit e nderuan me praninë e tyre shumë ish luftëtarë të kësaj zone, familje të dëshmorëve dhe martirëve, kryetari i Deçanit, deputet, zyrtarë të lartë, shoqatat e dala nga lufta, etj.

Në emër të bashkëluftëtarëve, të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti Florim Mataj, njëri nga udhëheqësit e luftës në Baballoq dhe me gjerë.

Po ashtu para të pranishmeve foli edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. /Ballkani.info/