Në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Baballoq të Deçanit shënohet 26 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.

Kjo ditë njihet edhe si “Beteja e Baballoqit”.

Qytetarë të shumtë janë duke bërë homazhe për të nderuar të rënët në altarin e lirisë.