Arrestohen 13 persona

Në arrati dy pronarët e një biznesi në Podujevë, i lëshuan fatura fiktive biznesmenit nga Prizreni në vlerë 18 milionë euro

Dy pronarë të një biznesi në Podujevë janë duke u kërkuar nga organet e ndjekjes pasi që po dyshohet se janë të përfshirë në rastin e mashtrimeve me fatura fiktive.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës në një komunikatë të përbashkët me Policinë e Kosovës, pas aksionit të sotëm ku përfunduan me 13 persona të arrestuar, 12 prej tyre zyrtarë të ATK-së dhe pronari i një biznesi.

B.B. dhe B.B. në bazë të njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Prishtinës dyshohen se kanë kryer veprat penale të shmangies nga tatimi dhe prezantim i dokumenteve të rrejshme lidhur me tatimin.

Ata pretendohet se i kishin ofruar 23 fatura fiktive në vlerë të 18 milionë eurove një biznesmeni nga Prizreni me inicialet F.P. (Feim Pulaj), raporton Ballkani.info.

Prokuroria njofton se të përfshirë në rast janë 12 zyrtarë të ATK-së.

Sipas njoftimit, personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 419 i KPRK-së ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më pare.

Ato fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B ( të cilët janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milionë euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartëcekur.

Andaj, B.B., F.P. dhe B.B., pretendohet se me veprimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 2.8 milion euro.

BONUS VIDEO: “Kadal hasëm se këtu ka burra”: Ali Ahmeti ia thotë këngës me Ilir Shaqirin në 65-vjetorin e lindjes