Në aktakuzën e cila është konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, përmendet edhe emri i Latif Gashit.
Në këtë aktakuzë thuhet se një person i nacionalitetit rom është vrarë me urdhër të Latif Gashit.
“Rreth fundit të marsit 1999, një rom që kishte ardhur nga territori i kontrolluar nga serbët u ndalua nga disa anëtarë të UÇK-së dhe u mbajt i lidhur në Podujevë, ku ai u rrah. Pas afërsisht dy ditësh, personi u soll në një pikë kontrolli jashtë fshatit ku u qëllua dhe u vra me urdhër të Latif Gashit”, thuhet në aktakuzë.
Ish-deputeti i PDK-së, Latif Gashi në muajin gusht të këtij viti është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.






