Policia ka konfirmuar për Ballkani.info se para një ore në aksidentin e rëndë që u përfshinë tri vetura kanë humbur jetën dy persona, katër të tjerë janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor.

“Rreth orës 17:00 ne magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jete. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që 4 përsonat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Ballkani.info.

Në këtë aksident është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Mësohet se edhe ambasadorja ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK