Në 30 vjetorin e lindjes, Bebe Rexha pozon thuajse tërësisht nudo duke treguar të pasmet e saj

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj të 30-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Në një ditë si kjo, artistja me origjinë shqiptare ka vendosur të publikojë projektin e saj më të ri muzikor “Not 20 Anymore”, që në shqip përkthehet “Jo në të 20-tat më”.

Ndonëse e kritikuar shpesh për peshën e saj, Bebe Rexha vazhdon ta dëshmojë që nuk ka komplekse.

Teksa vetëm pak ditë më parë tregoi se si një menaxher në industrinë e muzikës e kishte kritikuar për paraqitjet seksi, duke i thënë se tashmë është e vjetër për të publikuar fotografi të tilla.

Mirëpo sipas artistes një gjë e tillë nuk qëndron, dhe këtë e ka vërtetuar edhe përmes një fotografie tejet provokuese të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram.

Bëhet fjalë për një imazh ku ajo shfaqet thuajse nudo, e shtrirë në banjë, ndërsa vë në pah të pasmet e saj gjigante.

“Kjo është ajo se si dukem si 30. Pozitiviteti i trupit”, ka shkruar ndër të tjerash 30-vjeçrja në mbishkrimin fotografisë, ndërsa ka marrë komente të shumta nga fansat për këtë paraqitje.

https://www.instagram.com/p/B1y0WsJl-gw/

loading…