Eric Adams

Në 28 Nëntor, humanisti Halil Kastrati merr mirënjohje nga kryetari i New York-ut

Në ditën e shënimit të festës së 28 Nëntorit, humanisti Halil Kastrati është nderuar për punën e tij nga kryetari i New York-ut, Eric Adams.

Lajmin për këtë e ka dhënë vetë humanisti, Halil Kastrati, i cili ka falënderuar kryetarin Adams dhe donatorët e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, veçanërisht ata në SHBA.

“Në këtë datë historike, erdhi edhe një nderim i madh nga kryeqendra botërore New York City, Kryetari Eric Adams, për punën tonë. Mirënjohës krejt donatorëve tanë e veçanërisht atyre në SHBA”, ka shkruar Kastrati në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë: