OVL-UÇK në Mitrovicë ka njoftuar se do të mbahen homazhe në vendin e rënies së heroit Xhevat Jusufi, në Smrekonicë.

Homazhet do të mbahen me tre janar, me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij.

Njoftimi i plotë nga OVL-UÇK:

NJ O F T I M

Me rastin e rënies së Heroit të Kosovës Xhevat Jusufi.

Me datën 03.01.2022, në 23 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës Xhevat Jusufi në ora 11:00, bashkëluftetar, qytetar do te bëjmë homazhe tek vendi i rënies në Smrekonicë ku do të vendosim kurora dhe do të shprehim repsket para veprës të gjithë heronjve të tjerë.

Prezenca dhe respekti i juaj nuk ka munguar tash e dy dekada në të gjitha aktivitetet të nderojmë sakrificën dinjitoze që për qëllim kishin Çlirimin e Kosovës.

Me respekt
OVL -UÇK
Mitrovicë.

Lavdi