Mirror

“Në 2024 do jetë fundi i njerëzimit”, shkrimi që po shtang botën

Skenarët për vitin e ri janë ogurzi. Sipas Doomsday Clock, viti 2024 do të shënojë fundin e njerëzimit, shkruan gazeta britanike “Mirror”.

Ora me akrepat e saj që rri pezull afër mesnatës (“Ora e Ditës së Gjykimit”) është një pajisje simbolike e krijuar për të paralajmëruar botën se sa afër është dënimi.

Në vitin 2024, pas një viti të shënuar nga lufta, kaos politik dhe fatkeqësi natyrore, situata do të jetë aq dramatike sa do të çojë në zhdukjen e specieve njerëzore, por edhe të mbretërisë së kafshëve.

“Kur ora të shënojë mesnatë, ose do të ketë një luftë bërthamore ose një ndryshim katastrofik klimatik që do të zhdukë banorët e planetit”, komenton botimi përkatës.

Ora e ‘Ditës së Kijametit’ daton në ditët e para të Luftës së Ftohtë. Artikujt e revistës i kushtohen kryesisht rreziqeve të armëve bërthamore. Pajisja simbolike u krijua pjesërisht nga shkencëtarë dhe inxhinierë që ndihmuan në projektin e famshëm të Manhatanit (1947).