Një burrë në Prizren është shoqëruar dje në Polici, pasi në vitin 2022 kishte publikuar në rrjete sociale një pushkë gjuetie.
Arma e zjarrit është sekuestruar, teksa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt
“Leskovec, Prizren 18.01.2022-NN. Lidhur me rastin me 18.06.2024 është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që vite më parë kishte publikuar në rrjetin social foto me pushkë gjuetie. Arma e zjarrit është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.







