Imer Mushkolaj

“Në 2007-ën e kam pasur zgjidhjen për energjinë” – Mushkolaj ironizon keq me Pacollin

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka ironizuar keq me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili deklaroi se qysh në vitin 2007 ai e kishte zgjidhjen për çështjen me energjinë.

Mushkolaj me ironi ka thënë se Pacolli ka pasur zgjidhje për gjithçka, por që nuk e kanë lënë që të punojë.

Tutje, ai shton se Pacolli gjithmonë ankohet, teksa thotë se deri kur don me na shitë pallavra.

Shkrimi i plotë nga Mushkolaj:

Për gjithçka ka pasë zgjidhje ky, po diqysh kurrë s’e kanë lonë  Non stop ankohet. A vetë ka qenë president, zv.kryeministër e ministër, partia e tij me vite n’qeveri. Deri kur ky njeri don me na shitë pallavra?