Në 2 të mëngjesit kabineti i Hoxhajt e mbushin tavolinën me peshk e verë italiane

KALLXO.com ka gjetur se kabineti i Enver Hoxhajt, zv/kryeministër në detyrë, ka shpenzuar 189 euro e 60 cent në mëngjesin e 17 nëntorit të 2017.

Darka që s’dihet se kur kishte filluar, por që kishte përfunduar në orët e para të mëngjesit, rreth 01 e 40 minuta pasmesnate, pati ushqime të detit, me çmime të shtrenjta.

Në këtë darkë, që nuk tregohet se kush kanë qenë të pranishëm ishin ngrënë më shumë se 1 kg peshk, i llojit Dental, që i kishe kushtuar buxhetit të shtetit 47 euro e 40 cent.  1.2 kilogram peshk ishin porositur në këtë darkë.

Gati sa peshku i madh, kushtoi edhe një shishe verë italiane e llojit “Primitivo Di Manduria” që kishte kushtuar 45 euro.

Përveç që kishin ngrënë peshk, të pranishmit ishin përkujdesur që të marrin edhe supën e peshkut. 15 euro ishin paguar për 5 supa të peshkut.

Përveç peshkut dhe supës së peshkut, të pranishmit kish porositur edhe pasta me karkaleca, që kanë kapur shifrën e 36 eurove në total.

Të pranishmit në këtë darkë i kanë konsumuar edhe 3 pjata me ushqime të ndryshme të detit të papërpunuara.

Kjo faturë ishte pranuar dhe vërtetuar nga Valon Berisha, këshilltar i Enver Hoxhajt.