Që nga dita e zgjedhjeve Komuna e Mitrovicës së jugut është një dramë e vërtetë sa i përket rezultateve.

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është duke vazhduar verifkimi i rezultateve nga zgjedhjet lokale.

Bazuar në përdittësimin efundit nga KQZ-ja me verifikimin e 94,29% të rezultateve del se kandidati i PDK-së, Arian Tahiri ka dalë I pari, aktualisht me 48.23%.

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë po vazhdon verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarin e komunës dhe për subjektet politike, si dhe numërimi i votave të kandidatëve për Asamblenë.

 Bazuar në përditësimin e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me verifikimin e 94,29 të rezultateve, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, i cili ka dalë i pari, aktualisht ka 48,23 për qind.

 I dyti vazhdon të mbetet Faton Peci, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, me 47,47%. Sipas rezultateve preliminare, diferenca ka qenë veç 28 vota, por që po del të jetë më e madhe.

Aktualisht, ndërsa kanë mbetur të verifikohen edhe rreth 5 për qind të vendvotimeve, Tahiri është para Pecit me 228 vota.