“Ndryshon gjithçka”: Drejtori i OJQ’së ndryshon deklaratën para Gjykatës: Kam gënjyer për Etem Arifin

Bajram Gashi, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve për Integrim”, thotë se paratë e marra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për t’u siguruar fonde komunitetit ashkali dhe atij egjiptian për festimin e ditës flamurit, i mori për vete.

Pas lirimit Gashi thotë se deputeti Etem Arifi nuk është fajtor, derisa thotë që iu hakmor deputeti Arifi pasi që ky i fundit nuk e punësoi atë si shofer.

E për këtë bashkë me avokatin e tij Gashi, më 23 nëntor, ka dorëzuar deklaratën e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke dhënë kështu krejt tjetër version nga i pari.

Televizioni gjatë ditës ishte te shtëpia e deputeti Etem Arifi, por vajza e tij tha se nuk dëshirojnë të flasin.

Më 3 qershor, deputetit Arifi, i cili tani është në burg, i është konfirmuar dënimi prej 1 vit e 3 muaj për keqpërdorim të subvencioneve.