Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar masat e reja, me të cilat thotë se po dëshirojnë të çlirojnë ekonominë.

Faza e parë do të fillon nga data 4 maj dhe planifikohet deri me datë 18 maj
“Do të zgjerohet orari i lëvizjes në 3 orë, në dy orare, para dhe pasdite nga 1 orë e gjysmë”, tha Vitia.

Ai tha se do të hapen ndërtimtaria, tregtia e automjeteve pjesërisht, tregtia me pakicë.

Kurse faza e dytë tha do të jetë nga data 18 maj dhe deri më 1 qershor.

Ai ka thënë se nga 18 maji do të ndryshohet sërish masat, të cilat thotë se varen nga situate.