Ndryshohet ora policore në Malishevë

Janë vendosur kufizime të reja në lëvizje në Malishevë, si komuna me më së shumti qytetarë të infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka për të ditur  Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Malishevë është marrë vendimi që nga ora 14:00 deri në ora 06:00 për kufizim të lëvizjes.

Ndërsa, deri më tani kufizimi ka qenë nga ora 17:00 deri në 06:00.