Ndryshimi drastik i Dhurata Dorës, mezi njihet në fotot e para disa vitesh

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të komentuara në vend. Secila paraqitje e saj merr vëmendjen e publikut.

Së fundmi në rrjete sociale kanë filluar të shpërndahen disa foto të saj të realizuara para disa vitesh.

Nëse krahasohen këto foto të saj me ato të cilat i ka të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Dora mezi njihet.

Ndryshe, Dora është në mesin e këngëtarëve më të ndjekura në rrjete sociale. Vetëm në Instagram, ajo numëron mbi dy milionë ndjekës.