Ndryshimet e Audi A5 me tavan të hapur, u panë derisa testohej në mot të ftohtë (Foto)

Ndryshime të vogla në stil, ka pësuar modeli që lansohet gjatë vitit që vjen

Kohë më parë, reporterët kanë arritur ta fotografojnë Audi A4 dhe A5 Sportback, derisa ishte në fazat e testimit.

Tani, është arritur të kapet në aksion edhe A5 Capriolet, që është planifikuar të lansohet më 2020. Sikurse të dy makinat e mëparshme edhe ky model me tavan të hapur, ka pësuar ndryshime, por jo aq të mëdha.

Megjithëse kjo makinë nuk është për këto zona, Audi e ka nxjerrë për ta testuar në mot të ftohtë dhe shtigje me borë, që të sigurohet se mund të përballet në çdo klimë.

Shtresa e kamuflazhit, nuk ia ka fshehur ndryshimet, që u panë në grill, pjesën e pasme dhe drita. Derisa dritat LED, e mbulonin komplet sipërfaqen, grilli ishte i punuar me teknikën 3D, sikurse te modeli Q8.

Në përgjithësi, ka pamje shumë më agresive, teksa vazhdon ta ruajë stilin që e kanë makinat nga kjo linjë.