Mbjellja e flokëve

Ndryshimet drastike të fytyrave publike! Këta janë meshkujt e dhënë pas mbjelljes së flokëve

Një prej problemeve më të mëdha për meshkujt dikur ishte rënia e flokëve, por ky problem gjeti zgjidhjen e vet.

Mbjellja e flokëve është kthyer në trend për fytyrat publike në vend. Pas këngëtarëve e moderatorëve, ky trend së fundi ka arritur edhe tek politikanët.

Një ndërhyrje të tillë e bëri deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj.

Mbjellja e flokëve të Dautit u vërejtë kur pas një kohe të gjatë u paraqit në emisionin ‘Debat Plus’.

Këngëtari i njohur shqiptar, Gold Ag, me sa duket ishte i pakënaqur me pamjen e tij kështu vendosi që të mbjell flokët.

Mbjellja e flokëve të këngëtarit, Naim Abazi, ishte fokusi kryesor i medieve rozë por atij nuk ju bë vonë kështu duke e pranuar edhe publikisht.

Ndryshimi drastik ndodhi edhe te këngëtari, 2 Ton, i cili me pamjen e re dukej si një tjetër njeri.

Ndërsa së fundi, aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami, përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se ka mbjellur flokët dhe duke se është mjaft i lumtur.