Disa vjedhje radhazi ndodhën në lagjen ‘Kodra e Trimave’ të komunës së Prishtinës.

Por dikush u dëmtua edhe në orët e para të mëngjesit të 17 shkurtit kur në Kosovë po festohej për shënimin e 12 vjetorit të pavarësisë.

Rreth orës shtatë të mëngjesit një grua dyshohet se u fut në shtëpinë e dikujt duke vjedhur kështu gjësende në vlerë.

Pronari i shtëpisë, B.R tha për redaksinë se rasti tashmë është raportuar edhe në polici.

Sipas tij vlera e dëmeve të shkaktuara nga kjo grua e dyshimtë e cila shihet edhe në videon e siguruar nga Indeksonline arrin shifrën e 700 eurove.

Lidhur me gjithë këtë Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por që të njëjtit nuk patën ndonjë përgjigje.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/3074297009301832/