Ndodhë edhe kjo në Prishtinë: Shpërthen zjarri në kontejnerë, digjen edhe tri vetura

Tri vetura janë djegur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, pas një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer në kontejnerë.

Lajmi u bë i ditur nga policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, dhe nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 25.10.2020-02:05. Raportohet se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në kontejnerët e mbeturinave, janë djegur edhe tri vetura tjera me pronarë meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.