Xhafer Deva

Ndodh shëmtia më e madhe në një objekt të trashëgimisë kulturore në Kosovë- kështu u ngjyros Shtëpia e Xhafer Devës

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka publikuar fotografi të shtëpisë e Xhafer Devës se si është dukur ajo para disa vite dhe sot.

Ai ka thënë se shtëpia e Devës dukej më e bukur para disa vitesh se sat ash që është rinovuar.

“Foto 1: Kështu dukej shtëpia e Xhafer Devës disa vite më herët. Edhe pse e shkatërruar, dukej më e bukur sesa tash që u renovua. Foto 2: Kështu duket tash e renovuar. E ngjashme me ndonjë objekt koti që ndërtoheshin para 20 vitesh. Fasadë bajate dhe ngjyrë e zhyllavtë.”

Kajtazi ka shkruar se “ka bërë marre” MKRS në një nga objektet e rralla që kishin mbetur me vlerë në Mitrovicë.

“Çfarë marre paska ba Ministria e Kulturës në një nga objektet e rralla që kishin mbetur me vlerë në Mitrovicë.”