Është kuriozitet, por jo shumë larg Kosovës. Matan kufirit, në Serbi kryetari i komunës së qytetit të Palilulës, Miroslav Ivanoviq, me ceremoni ka inauguruar punën e një bamkomati, raportojnë mediat serbe.
Kryetari e konsiderojë këtë si kursim të kohës për qytetarët.
“Ky është një tjetër shërbim që do t’u mundësojë qytetarëve të mos humbasin kohën e çmuar duke udhëtuar në bankomatin e parë në Borçë, 7-8 kilometra larg”, tha Ivanoviq.
Në të kaluarën në Serbi kanë ndodhur edhe kuriozitete tjera, kur kryetari i një komune inauguroi e ceremoni një ashensor në një bllok banesash, apo një kuti postare, një semafor, një vendkalim për këmbësorë, dushe në fushë, por edhe një tualet në varreza.
Kryetarja e Shoqatës së Qytetarëve “Unë e dua Padinjakun”, Milena Šikuljak, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Palilulës për angazhimin dhe ndihmën.
Ajo ka falënderuar edhe drejtorin e “Kursimeve Postare”, Bojan Kekiq, i cili së bashku me Komunën e Palilulës ka takuar qytetarët e Padinska Skelës.








