Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore ndaj produkteve të shtetit serb po merret me seriozitet nga të gjitha organet kompetente.
Drejtori i drejtorisë së Inspektoratit Burim Ismaili, së bashku me inspektorët kanë dal në zbatimin e urdhëresës të Qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë duke kërkuar nga operatorët ekonomik që menjëherë të largojnë nga marketet të gjitha produktet etiketën me përmbajtje “Kosovo dhe Metohi”, “Kosovo/a- UNMIK”, apo “Kosovo/a- rezuluta 1244”.
Gjithashtu çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës do të largohet nga marketet, transmeton Ballkani.info.
Drejtoria e inspektortit në Komunën e Obiliqit gjeti mirëkuptim nga operatorët ekonomik dhe menjëherë filloi largimi i produkteve deri në përmirësimin e etiketës.Aksioni ishte i mirëpritur edhe nga qytetarët e Komunës së Obiliqit.Ky aksion i cili ka filluar nga data 19. 11. 2018, do të vazhdojë deri në largimin e tersishëm të këtyre produkteve nga shitja dhe përmirësimi i tyre është i domosdoshëm.









