Ndodh edhe kjo në Gjakovë: Vajza shkonë strehimore, pasi prindërit e kishin zënë duke konsumuar duhan

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një grua dhe një burrë në Gjakovë, të cilët dyshohen për dhunë në familje. Të njëjtit, gjatë ditës së djeshme dyshohen se i kanë bërë presion verbal vajzës së tyre.

Të dyshuarit i kanë bërë presion vajzës, pasi e kishin zënë duke konsumuar duhan. Për këtë arsye, viktima nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi dhe është dërguar në strehimore.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje, në orët e pasdites në Gjakovë.