Ndodh edhe kjo: Në bjeshkët e Deçanit i vjedhin shtyllat elektrike të projektit madhor (FOTO)

Komuna e Deçanit dhe KEDS-i kanë nisur projektin madhor të elektrifikimit të Bjeshkëve të Deçanit.

Ky projekt është pritur me gëzim nga qytetarët e Deçanit, pasi që krijon mundësi të mëdha turistike për këtë zonë.

Mirëpo, ajo që ka ndodhur sot është për keqardhje.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka publikuar disa fotografi, ku shihen se janë vjedh shtyllat elektrike të dedikuara për këtë projekt, transmeton Ballkani.info.

“Edhe kjo po bojka Vaki! Kur jemi në prag të realizimit të projektit për elektrifikimin e bjeshkëve, projektit më të rëndësishëm për qytetin tonë, spo mund të besoj që ka njerz që i vjedhin shtyllat elektrike të vendosura për këtë projekt”, ka shkruar Ramosaj. /Ballkani.info/