Euro 2024

Ndodh edhe kjo, kryebashkiaku belg i mbyll kufirin francezëve përpara përballjes Francë – Belgjikë!

Një ngjarje sa e rrallë aq edhe e çuditshme ndodh në qytetin Verwick që ndodhet në Belgjikës dhe lidhet me një urë me Verwick Sud që është pjesë e Francës.

Të hënën, më 1 korrik, Belgjika dhe Franca do të kryqëzojnë rrugët e vazhdimësisë në Europian, me ndeshjen që do të zhvillojnë në Dusseldorf për një vend në çerekfinale të Euro 2024. Francezët u kualifikuan të parët nga grupi i tyre, ndërsa belgët të dytët. Sigurisht që beteja mes dy vendeve, me rastin e ndeshjes, ka nisur herët.

Kryebashkiaku i qytetit Verwik , i cili ka 18 mijë banorë dhe ndodhet në Flandersën Perëndimore, vendosi të mbyllë urën, në të cilën ndodhet një pikë kufitare me Francën dhe qytezën Wervik Sood.

Jurco Cassier, Kryebashkiaku i Verwik, e shpalli vendimin pas një mbledhjeje të këshillit të qytetit dhe shpjegoi: “Francezët janë më shovinistë se ne. Ne e dimë nga përvoja jonë se pas një fitoreje francezëve u pëlqen të provokojnë “belgët e vegjël” dhe t’i ngacmojnë nga makinat e tyre.

Ata vijnë këtu me makinat e tyre dhe shëtisin në të gjithë qytetin, duke brohoritur, duke dalë dhe duke kërcyer në rrugë. Ne duam ta shmangim atë dhe të mos provokojmë banorët të bëjnë marrëzira”.

Është vendosur që ura do të mbyllet për makinat nga ora 17:00 e së hënës, pak para fillimit të ndeshjes së Euro 2024 mes Belgjikës dhe Francës dhe do të rihapet në orën 6 të mëngjesit të së martës.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe gjatë ndeshjes Francë-Belgjikë për Kupën e Botës 2018. Më pas francezët fituan 1-0!. /Ballkani.info