Një rast i rrallë ka ndodhur në Kosovë të premten.
Drejtoria Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve kishte pranuar informata se një person ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale me qira nga një kompani “Rent A Car”, dhe i njëjti veturën e ka shitur në territorin e Shqipërisë.
“Vetura është lokalizuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.







