Manchester United është duke luajtur në udhëtim te West Ham United në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.

45 minutat e para të kësaj ndeshje kanë përfunduar me rezultatin baras 0-0.

Megjithatë Djajtë e Kuq kanë pasur rastin e artë për të kaluar në epërsi në minutën e 32-të.

Bruno Fernandes shërbeu bashkëkombësin e tij Diogo Dalot me një top të gjatë dhe mbrojtësi kaloi edhe portierin vendas.

Megjithatë përkundër se ishte i papenguar nga askush dhe me portën bosh, portugezi gjuajti mbi portë duke humbur rastin më të mirë.

Në rrjetet sociale kjo po konsiderohet si huqja e shekullit.

Diogo Dalot 😂😂😂😂 pic.twitter.com/YPKFpqgZ8i

— The Kop Watch (@TheKopWatch) October 27, 2024