Euro 2024

Ndodh edhe kjo, Franca harroi lojtarin e saj në stadiumin e Dortmundit

Mund të jemi 6 muaj larg Krishtlindjeve, por futbollisti i Francës, William Saliba ka pësuar fatin e Kevin McCallister.

Kjo për shkak se mbrojtësi i Arsenalit zbuloi se ishte lënë vetëm në stadium nga shokët e skuadrës teksa po kryente testet anti-doping pas ndeshjes së fundit të grupit të Francës në Euro 2024 ndaj Polonisë.

Pas përfundimit të testeve ai zbuloi se shokët e tij të skuadrës tashmë ishin larguar pa të, njëlloj si personazhi i filmit ikonë të vitit 1990 që mbeti vetëm në shtëpi pasi familja iku për pushime. “Les Bleus” sapo kishin barazuar 1-1 në sfidën e zhvilluar në Westfalenstadion të Borussia Dortmundit kur Saliba u thirr mënjanë për të kryer kontrollet e dopingut i përzgjedhur rastësisht, sipas asaj që raporton “L’Equipe”.

Por në pamundësi për të urinuar, 23-vjeçari kishte qëndruar në stadium deri në orën 22:30 ndërsa shokët e tij ishin larguar rreth orës 21:00. Megjithatë, Saliba kishte pranë disa anëtarë të stafit të Francës të cilët e kanë shoqëruar atë me makinë deri në bazën e tyre të stërvitjes në Bad Lippspringe. /Ballkani.info