Ajo shquhet për zërin e saj të mrekullueshëm dhe shumë këngë hit në muzikën shqiptare. Megjithatë, këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, mbrëmë duket se ka rrëshqitur paksa nga ajo që e njeh publiku shqiptar.
Big Mama ka qenë e pranishme në një festë në një restorant maqedonas në Shkup, derisa ëshë parë duke kënduar serbisht.
Ballkani.info e ka siguruar një video nga kjo ndejë, ku Big Mama e këndon një pjesë të këngës ‘Lepotan’ të kënduar vite më parë nga serbja Ceca, bashkëshortja e Arkanit.
Po ashtu në këtë ngjarje, këngëtarja shqiptare ka kënduar edhe shqip.







