Lajmi i fundit

Ndodh dënimi më i madh në histori të Ligës Premier, Evertoni sansionohet shkaku i shkeljeve të Fair Play Financiarit

Drejtuesit e Ligës Premier e kanë ndëshkuar Evertonin duke i hequr dhjetë pikë, sepse klubi nga Goodison Park theu rregullat për fitimin dhe qëndrueshmërinë financiare.

Skuadra e Sean Dyche aktualisht ndodhet në vendin e 14-të në Ligën Premier, pasi ka marrë 14 pikë nga 12 ndeshje. Ata kanë fituar dy nga tre ndeshjet e fundit.

Megjithatë, dënimi i Evertonit është sanksioni më i madh sportiv në historinë e garave, pas së cilit klubi nga Goodison Park do të bie në pozitën e 19-të në tabelë.

“Një komision i pavarur ka vendosur një zbritje të menjëhershme prej 10 pikësh për Everton FC për një shkelje të Rregullave të Përfitueshmërisë dhe Qëndrueshmërisë së Premier League (PSRs)”, thuhet në njoftimin e Ligës Premier.

Në një deklaratë të klubit, Evertoni thotë se janë ‘të shokuar dhe të zhgënjyer’ nga vendimi.

Ata besojnë se “Komisioni ka vendosur një sanksion sportiv tërësisht joproporcional dhe të padrejtë” dhe kanë konfirmuar qëllimin e tyre për të apeluar vendimin.

Deklarata shton: “Everton pohon se ka qenë i hapur dhe transparent në informacionin që i ka dhënë Ligës Premier dhe se ka ruajtur gjithmonë integritetin e procesit. /Telegrafi/