53 kg 257 gram marijuanë që vinte nga Shqipëria është sekuestruar nga policia greke.

Sipas mediave vendase droga u gjet në një automjet që drejtohet nga një 27 vjeçar shqiptar.

Policia greke u vu në ndjekje të automjetit që vinte nga kufiri i gjelbër dhe u tentua të ndalohej në Kompoti, Artë.

Por sapo patrulla i ka bërë shenjë të ndalojë, 27-vjeçari shqiptar që drejtonte mjetin ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të arratiset.

Ndjekja ka vazhduar dhe policia ka mundur ta bllokojë mjetin në rrugën ‘Olimpia’, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 38 pako me 53 kg 257 gram marijuanë dhe 2 celularë, teksa i riu shqiptar ka përfunduar në pranga.