italiani

Ndjekje si në filma, shqiptari dhe italiani kapen me 140 kg drogë

Guardia di Finanza në komunën Belpasso në provincën e Catanias ka vënë në pranga një shqiptar pasi akuzohet se bashkë me një italian, po transportonin mbi 140 kilogramë marijuanë, të fshehura brenda kamionit dhe në një banesë.

Sipas mediave italiane policia kishte parë daljen e kamionit nga një shtëpi e veçuar, e dyshuar si vend për ruajtjen e substancave të ndaluara.

Ata urdhëruan shoferin të ndalonte, por nuk iu bind dhe tentoi të largohej duke goditur murin me kamion për të marrë arratinë nëpër fusha, por u gjurmua dhe arrestua në Piano Tavola të Belpassos.

Në kamion u gjetën gjashtë pako me rreth 23 kilogramë marijuanë.

Kontrolli në shtëpi solli zbulimin e 30 pakove të tjera me 119 kile marijuanë.